Shpërndaje:

Thirrje për aplikim në ,,Hackathon”

20 shkurt 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fondacioni Metamorfozis, për herë të parë organizojnë ,,Hackathon” për të dhënat e hapura, i mundësuar nëpërmjet mbështetjes së Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare dhe Fondin e inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.

Kjo sfidë 48-të orëshe ka për qëllim t’i mbledh dhe t’i nxisë të rinjtë, personat kreativ dhe inovativ për të përpunuar zgjidhje inovative softuerike dhe multimediale. Mjetet e krijuara do të duhet t’i afrojnë të dhënat e hapura të publikuara prej institucioneve shtetërore deri te qytetarët.

Produkti final janë mjete të krijuara nga qytetarët për qytetarët.

Në këtë ngjarje mund të paraqitet secili person i cili ka mbushur18 vjeç, individë ose grupe të cilët kanë pasion të punojnë me përpunimin dhe pasqyrimin e të dhënave të hapura në sfera të ndryshme. Secili grup duhet të jetë i përbërë prej anëtarë të cilët kanë njohje në zhvillimin e web-aplikacioneve, dizajnimit, softuerit, ekonomisë, biznesit dhe marketingut si dhe të multimedias.

,,Hackathoni”, krahas kreativitetit do të nxisë dhe mendim sipërmarrës tek të rinjtë. Fondi i inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik do të sigurojë hapësirë mbi hakatonin, përderisa AD Telekomi i Maqedonisë do të mundësojë fond shpërblyes prej 5000 euro për zgjidhjen më të mirë.

,,Hackathoni” mbi të dhënat e hapura do të mbahet prej prej 13 deri më 14 mrs 2020-të, ndërsa paraqitja e individëve ose grupeve do të zgjasë deri më 09 mars 2020-të. Regjistrimin në mënyrë elektronike e keni në vijim në: LINK-un.

Pjesëmarrësit e interesuar do të kenë mundësi të njihen me detajet dhe konceptin e sfidës gjatë kohës së Butkamp-it i cili do të mbahet më 12 mars 2020-të, në Shkup. 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form