Shpërndaje:

Në Veles u mbajt Tribuna e digjitalizimit të administratës publike

Veles, 24 shkurt 2020-të

Sot, në Veles u mbajt Tribuna e gjashtë e rradhës, kushtuar digjitalizimit. Tribunës iu drejtuan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe kryetari i komunës së Velesit Ace Kocevski. Këndvështrim të saj dha dhe Dr. Jasmina Damjanovska.

Në tribunë u fol mbi digjitalizimin e vendit, si dhe rolin e tij në profesionalizimin e administratës publike. Theks i veçantë u vendos mbi Portalin kombëtar të shërbimeve elektronike si platformë elektronike e aksesueshme në: https://uslugi.gov.mk, nëpërmjet së cilës qytetarëve u mundësohet të marrin informacione mbi shërbimet publike dhe të shfrytëzojnë e-shërbime prej organeve kompetente.

Në dhjetor të vitit 2019-të, filloi me punë përditësimi i versionit të Portalit kombëtar të shërbimeve elektronike, i aksesueshëm në: uslugi.gov.mk . Portali është i krijuar dhe i administruar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Përfundimisht, qytetarët në një vend do të mund t’i marrin informacionet mbi të gjitha shërbimet të cilat i ofrojnë institucionet, të gjitha dokumentet e nevojshme mbi realizimin e të drejtave të tyre, si dhe kornizën kohore mbi marrjen e shërbimeve. Ashtu siç theksoi ministri Mançevski, në Portal janë të aksesueshme 128 shërbime elektronike, prej tyre 58 janë të shërbime të reja, ndërsa 8.400 përdorues tani më janë të regjistruar dhe i shfrytëzojnë këto shërbime.

Kryetari i komunës së Velesit, përshëndeti Qeverinë mbi projektet e sferës së digjitalizimit si dhe iu referua shërbimeve të cilat komuna e Velesit u ofron qytetarëve. Komuna e Velesit është lider në ofrimin e shërbimeve elektronike ndaj qytetarëve. Në Portalin e Komunës, qytetarët aktualisht mund të marrin 47 shërbime elektronike.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të vazhdojë edhe më tej me organizimin e ngjarjeve në sferën e digjitalizimit. Digjitalizimi është prioritet strategjik i MSHIA-së dhe i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pasi në dy vitet e fundit u realizuan një sërë e masave dhe aktiviteteve, të orientuara ndaj digjitalizimit të shërbimeve dhe rritjes së transparencës së institucioneve.

 

МInistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form