Shpërndaje:

Ministri Mançevski u takua me finalistët e projektit ,,Meet and Code 2019”

Shkup, 26 shkurt 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot u takua me finalistët e Qendrës së edukimit dhe mësimit inovativ – STEMlab nga Tetova.

Ata janë autorë të ngjarjes ,,AMyZON”, në suaza të projektit ,,Meet and Code 2019”, i cili u përzgjodh në 12 projektet më të mira, prej më shumë se 1.200 ngjarjeve të organizuara në 25 shtete evropiane, gjatë ,,Javës evropiane të kodimit”, e cila u mbajt prej më datë 5 deri më 20 tetor 2019-të.

Ministri Mançevski i përshëndeti finalistët, duke iu dëshiruar udhëtim të mbarë për në Budapest dhe prezantim të suksesshëm të projektit. Përveç kësaj ministri i theksoi dhe përfitimet e digjitalizimit dhe zhvillimit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, duke dhënë porosi që zhvillimi i aftësive digjitale duhet të nxitet prej në moshat e hershme.

Ngjarja ,,AMyZON”, në suaza të së cilës u krijua dron i cili duhet të ndihmojë gjatë lokalizimit dhe trajtimit me zjarret, është zgjedhur si ngjarja finaliste në kategorinë ,,Kodo për planetin”, bashkë edhe me dy ngjarje të tjera, njëra nga Gjermania dhe tjetra nga Polonia, ku do të garojnë për vendin e parë. Fituesi do të shpallet në ngjarjen përfundimtare të projektit, i cili do të mbahet në mars të vitit 2020-të, në Budapest të Hungarisë, ku fituesi do të shpërblehet me çmim prej 2.000 euro.

Projekti ,,Meet and Code 2019”, u realizua nga Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me „Haus des Stiftens gGmbH“ të Gjermanisë dhe „Techsoup Europe“ dhe me mbështetje financiare të kompanisë softwerike gjermane SAP.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form