Shpërndaje:

MSHIA: Takim koordinues me institucionet kompetente për të vepruar rreth parashtresave lidhur me presionet gjatë zgjedhjeve

Shkup, 26 shkurt 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot realizoi takim me personat udhëheqës të institucioneve, të cilët janë kompetentë për të vepruar rreth parashtresave lidhur me presionet ndaj të punësuarve në sektorin publik, gjatë fushatës parazgjedhore.

Në takim morën pjesë: nënkryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) Biljana Ivanovska, Drejtori i Agjencisë së Administratës Spase Gligorov, drejtoresha e Inspektoratit shtetëror administrativ Fanica Nikolloska, drejtori i Inspektoratit shtetëror të arsimit Tome Spirovski, drejtori i inspektoratit shtetëror të punës Alajdin Havziu dhe Zoran Bilbilovski i zyrës së Avokatit të popullit.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës vazhdon me praktikën e vendosur të publikimit të presioneve në web-faqe. Kjo u bë në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të, në Referendumin e vitit 2018-të, si dhe për Zgjedhjet presidenciale në vitin 2019-të.

Temë e takimit të sotëm ishte koordinimi dhe përgatitja për reagim të shpejtë dhe profesional lidhur me parashtresat të cilat do të mbërrijnë në MSHIA. Në takim u arrit në përfundim se të gjitha institucionet janë të përgatitura të veprojnë sipas kompetencave dhe obligimeve ligjore. Qëllimi është të sigurohen dhe të garantohen të gjitha parakushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Zëvendësministrja plotësuese Nevenka Stamenkovska Stojkovski u ftua të jetë pjesë e publikimit të mjetit dhe bashkërisht të ftohen të gjithë të punësuarit e sektorit publik që të denoncojnë presione. Stamenkovska Stojkovski, megjithatë vendosi që individualisht do ta udhëheq këtë proces dhe edhe një herë të bëjë ndarje ndërmjet të punësuarve.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form