Shpërndaje:

Mançevski dhe Jovanovska: Digjitalizimi e përmirëson procesin e marrjes së shërbimeve për qytetarët dhe institucionet

Shkup, 27 shkurt 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe drejtoresha e Agjencisë së punësimit Biljana Jovanovska, në konferencën e sotme për shtyp, i prezantuan shërbimet elektronike të cilat i ofron Agjencia e punësimit në portalin e e-shërbimeve: uslugi.gov.mk.

Ministri Mançevski, prezantoi se si për vetëm disa minuta mund të merret formulari M1 dhe M2 për Lajmërim dhe Ç’lajmërim në sigurimin social të detyrueshëm.

Shërbimet e tjera të aksesueshme në Portain uslugi.gov.mk, ndërsa janë në kompetencë të Agjencisë së punësimit janë: Historiati i marrëdhënies së punës, Vërtetim për evidentimin e personit tjetër i cili kërkon punë, Vërtetim për evidentimin e personit të papunësuar, Lajmërim dhe Ç’lajmërim në sigurimin social të detyrueshëm dhe Fletëparaqitje për të kërkuar punëtor.

Gjithashtu, siç theksoi ministri Mançevski, në Portal mund të merren informacione për 744 shërbime me të gjitha të dhënat rreth procedurës së lëshimit të tyre dhe procedurës së ankesës nëse ka ndonjë problem. Në këtë mënyrë, qytetarët më tej nuk do të përballen me situata ku institucione të ndryshme shfaqin informacione të ndryshme të cilat janë të domosdoshme për marrjen e një shërbimi.

Drejtoresha Jovanovska, iu referua çështjes se si me portalin e e-shërbimeve lehtësohet puna e të punësuarve dhe reduktohen pritjet e gjata në sportelet e Agjencisë së punësimit.

,,Do të përpiqemi në të ardhmen që të mundësohet të merren në mënyrë elektronike edhe shërbime të tjera. Së pari duam që punëdhënësve t’u mundësojmë t’i marrin listat e personave të punësuar të cilët ata i kanë në kompanitë e tyre, si dhe lëshimin e vërtetimeve për të punësuarit e tyre. Gjithashtu, punojmë në realizimin e plotë të masave aktive që punësimi të kryhet në mënyrë elektronike. Në këtë mënyrë do ta rrisim transparencën dhe besimin gjatë procesit të parashtrimit të kërkesave dhe kryerjes së seleksionimit”, theksoi Jovanovska.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form