Shpërndaje:

Partneriteti i hapur qeveritar pezullon të gjitha ngjarjet e planifikuara gjatë periudhës në vijim

Shkup, 20 mars 2020

Me përfitimet e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar, nënkuptohet se nëpërmjet bashkëpunimit dhe dialogut të përbashkët, punohet në krijimin dhe zbatimin e reformave, të cilat i ofrojnë qeveritë deri te njerëzit e tyre gjatë procesit të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë. Për fat të keq, në periudhën në vijim dhe me përhapjen e Koronavirusit në më shumë se 100 shtete të botës, nuk është e mundur të mbahen konsultime të rregullta në formë tradicionale si takime pune, fokus grupe dhe punëtori.

Duke pasur parasysh përhapjen e pandemisë si dhe lidhur me njoftimin e fillimit të procesit të përgatitjes së Planit të pestë aksional të Partneritetit të hapur qeveritar 2020-2022, duhet t’i ndjekim udhëzimet për shëndetin publik dhe të pezullohen të gjitha ngjarjet e planifikuara të PHQ-së deri në një periudhë më të vonshme gjatë vitit ose nëse është e mundur të bëhen takime digjitale.

Jemi të vetëdijshëm se takimet digjitale nuk janë gjithmonë të aksesueshme dhe prandaj shpresojmë se do të caktojmë kohë për mbajtjen e ngjarjeve gjatë vitit, nëse na lejon situata.

Në muajt në vijim, do të jetë sfidë për shumë anëtarë të PHQ-së, si dhe për vendin tonë me qëllim që të plotësohen standardet për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në PHQ, duke përfshirë dhe organizimin e ngjarjeve konsultative, takimeve për krijimin dhe zbatimin e obligimeve dhe planeve aksionale.

Do të punojmë në mënyrë aktive me shoqërinë tonë, e cila është pjesë e PHQ-së, në identifikimin dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në veprimin për të cilin do të informojmë në kohë.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form