Shpërndaje:

Komisioni Evropian konfirmon rolin e aplikacioneve siç është StopKorona! në luftën me Covid-19

Shkup, 7 maj 2020

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të mbështetura nga Komisioni Evropian, publikuan një dokument zyrtar në të cilin janë theksuar përparësitë dhe rëndësia kyçe e përdorimit të aplikacioneve për ndjekjen e kontakteve të personave pozitiv me Koronavirus, me qëllim të detektimit në kohë të personave të ri të infektuar potencial, testimin e hershëm dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

Siç theksohet në dokumentin, në këtë mënyrë, në kohë të pandemisë edhe një herë dëshmohet roli i teknologjisë për kthimin më të shpejtë në rrjedhën normale të jetesës.

,,Aplikacionet për parandalimin e përhapjes së Covid-19, përderisa janë tërësisht në përputhtje me rregullat e BE-së, mund të luajnë rol kyç në të gjitha fazat e menaxhimit me krizën, përkatësisht kur do të fillon gradualisht dhe heqja e masave të distancimit social. Ato mund t’i plotësojnë listat aktuale të anketimit të personave pozitiv me Covid-19 dhe të ndihmojnë në ndërprerjen e zinxhirit për bartjen e virusit” – thuhet në kumtesë.

Sipas Komisares për shëndetësi dhe siguri në ushqim Stela Kirijakides, ,,Pajisjet digjitale do të jenë kyçe për t’i mbrojtur qytetarët tanë, pasi gradualisht po hiqen masat e qëndrimit në shtëpi. Aplikacionet e telefonëve celularë mund të paralajmërojnë mbi rreziqet prej infektimit dhe t’u ndihmojnë të punësuarve shëndetësorë që t’i mënjanojnë zinxhirët e bartjes së virusit. Duhet të jemi të përkushtuar, kreativ dhe fleksibil në qasjen tonë që përsëri t’i hapim shtetet tona. Duhet të vazhdojmë të reduktojmë kurbën - dhe ta mbajmë poshtë. Pa teknologji digjitale të sigurta dhe adekuate, qasja jonë nuk do të jetë efikase, - theksoi Kirijakides.

Maqedonia e Veriut në kontekst të rekomandimeve të Komisionit Evropian, është një nga shtetet e para të cilat përgatitën aplikacion celular për parandalimin e përhapjes së Covid-19, në përputhje me të gjitha standardet për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve.  

Apikacioni StopKorona! është i disponueshëm në: https://stop.koronavirus.gov.mk/

Linku i videos së KE: https://audiovisual.ec.europa.eu/en/video/I-189464?lg=OR&fbclid=IwAR0dUXqudt4qmdqT65hvoZ7Rm0LHJ9DzXN0s7yqO4X3ZceIfK63J0HbobFs

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form