Shpërndaje:

Filipçe: Aplikacionin ,,StopKorona!” e kanë instaluar 55 mijë persona dhe paraqet mjet serioz në duart e të punësuarve mjekësorë

Shkup, 07 maj 2020

Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i shëndetësisë Doc.Dr.Venko Filipçe, bëri të ditur informacionet më të reja lidhur me Covid-19, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

,,Sot janë regjistruar 22 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve: Shkup – 2, Kumanovë – 6, Shtip – 3, Prilep – 7, Tetovë – 1, Strugë – 1 dhe Koçan – 2. Fatkeqësisht, kemi një pacient nga Velesi i moshës 70 vjeçare, i cili ndërroi jetë, ai ishte hospitalizuar më 04 maj në spitalin e Velesit, por për arsye të përkeqësimit të gjendjes është dërguar në Klinikën infektive. Pacienti ndërroi jetë gjatë rrugës duke shkuar për në klinikë”, deklaroi ministri Filipçe.

Ai informoi se në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 33 raste të reja dhe atë: në Shkup – 11, në Kumanovë -2, në Shtip – 1, në Prilep – 5, në Tetovë -2, në Veles – 9, në Manastir – 2 dhe në Kriva Pallankë – 1 pacient. Në përputhje më këtë, numri total i të diagnostifikuarve të ri që nga fillimi i epidemisë është 1.582 persona, prej tyre pacientë të shëruar janë 1.079 persona, të vdekur janë 89 persona, që do të thotë se aktualisht kemi 404 raste aktive në vendin tonë. Janë kryer 332 teste, përkatësisht deri më tani në total janë kryer 18.168 teste.

,,Sot kemi një rritje të pacientëve të ri të diagnostifikuar dhe këtë do ta ndjekim në ditët në vijim për të parë nëse është rastësi, ndonjë variacion ose do të jetë ndonjë trend. Këto janë rezultate vetëm të një dite dhe nuk mund të përmbyllim diçka vetëm nga këto rezultate, prej sot, përkatësisht për 24 orët e kaluara. Ne, në disa raste kishim skenarë të ngjashëm me numër të konsiderueshëm të ulët, por edhe me numër të kosiderueshëm të lartë, në një çast kishte dhe mbi 100 të diagnostifikuar të ri. Në këtë kontekst, gjatë ditës së nesërme si dhe ditën e shtunë do t’i analizojmë rastet e reja të diagnostifikuara dhe do të njerrim konkluzione se me çka kanë të bëjnë ato. Tani për tani mbeten në fuqi të gjitha masat dhe apeloj deri te të gjithë qytetarët që në mënyrë të vazhdueshme t’i respektojnë ato”, potencoi ministri Filipçe.

Sipas tij, në Klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve fibrile janë pranuar tre pacientë, në total 44 të hospitalizuar. Në terapi me oksigjen janë 15 pacientë, në ventilim mekanik janë 4 pacientë. Në spitalin ,,8-të Shtatori”, janë pranuar 8 pacientë të ri, në total 18 të hospitalizuar ,, në aparat të frymëmarrjes është një pacient, ndërs dy të tjerë janë në gjendje të rënduar klinike. Në spitalin në Manastir po mjekohen 4 pacientë dhe po ndiqet gjendja e 3 personave të tjer në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe në Tetovë, në total janë hospitalizuar 54 pacientë.

„,,Me ambasadoren e Zvicrës, sot e vizituam spitalin e montuar pranë Klinikës infektive, një kapacitet që do të thotë 72 shtretër të ri, të cilët fatmirësisht tani dhe shpresoj se kështu do të mbetet, nuk do të duhet të përdoren. Por, ky kapacitet do të shfrytëzohet në kuptim të organizimit të një, siç paralajmërova Qendër interne emergjente, ku do të kryhet trijazha (vlerësimi) e pacientëve dhe prej këtu pas një pasqyrimi më adekuat, do të kryhet testimi nëse lind nevoja dhe do të udhëzohen ose në Klinikën infketive ose në klinikat e tjera. Por, do të dimë nëse një person rezulton ose nuk rezulton pozitiv me virus dhe kjo me qëllim që të vendoset një korridor i cili do të vlejë për tërë Qendrën klinike”, tha ministri Filipçe.

Filipçe informoi se sot kanë arritur 20 monitorë, ndihmë nga Bashkimi Evropian. Njëkohësisht edhe ndihmë prej 25.000 maska N95, 100.000 maska kirurgjikale, 75.000 copë dorashka, 10.000 syze mbrojtëse. Me këtë, vlera totale bashkë me respiratorët, një pjesë e të cilëve tani kanë arritur, ndërsa një pjesë do të arrijnë nga Bashkimi Evropian, arritën vlerën prej 3.2 miljon euro. Ministri Filipçe, shtoi se është pranuar konfirmim se do të arrijnë edhe 20 respiratorë nga Norvegjia. Me këto 20 respiratorë, 20 të Bashkimit Evropian dhe 15 të konfirmuar nëpërmjet Programit për zhvillimin e kombeve të zhvilluara (UNDP), në mënyrë të konsiderueshme rritet numri i aparateve të frymëmarrjes, shumë më tepër se dy të tretat e numrit total, me të cilët diponon vendi ynë. Siç theksoi ministri Filipçe, të njëjtët do të shpërndahen në mënyrë adekuate dhe kjo do të thotë përforcim i konsiderueshëm i sistemit shëndetësor.

,,Sa i takon skriningut, Qendra e shëndetit publik – Shkup dhe Instituti i shëndetit publik e përfunduan planin e skriningt, i cili pritet të fillojë javën e ardhshme, diku rreth 400-500 teste në përputhje me indikacionet sipas grupeve kritike të qytetarëve. Skriningu do të bëhet ashtu siç paralajmëruam me PSR-teste, nëpërmjet mjekëve amë, por pas takimit të ditës së sotme, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i Odës stomatologjike të Maqedonisë dhe nëpërmjet stomatologve amë do të kryhet marrja e këtyre briseve, për arsye se kjo i takon sferës së punës së tyre. Do të përfshihen të punësuarit shëndetësorë, të punësuarit në kopshte të fëmijëve, në shtëpitë për përkujdesjen e personave të moshuar, në fazën e parë, më tej edhe përfaqësuesit e policisë, shoferët në Ndërmarrjen e transportit publik, taksistët, të punësuarit në shërbimet publike, pacientët para hospitalizimit, pacientë të cilët duhet të pranojnë terapi biologjike – praktikisht kategori të cilat janë shumë me rëndësi për të vlerësuar rrezikun dhe për të identifikuar bartësit asimptomatik”, theksoi ministri Filipçe.

Ministri Filipçe veçoi se koha e zgjatur e lëvizjes së qytetarëve, ndërsa me këtë edhe rritja e numrit të personave me të cilët kemi kontakte gjatë ditës është situatë në të cilën Aplikacioni ,,StopKorona!“(https://stop.koronavirus.gov.mk/) në të vërtetë është shumë i rëndësishëm. Përdorimi i Aplikacionit do të thotë se plotësimi i anketimeve të epidemiologëve do të lehtësohet shumë, për arsye se më lehtë arrihet deri te kontaktet, duke i përfshirë edhe ato kontakte për të cilët personat as nuk janë në dijeni se i kanë pasur.

Konsideroj, se ky Aplikacion është një mjet serioz në duart e të punësuarve shëndetësorë, për arsye se mund të mundësojë ndërprerjen e zinxhirit të bartjes së virusit, ndjekjen më të lehtë, paralajmërimin në kohë të personave të cilët kanë pasur kontakt me personin i cili rezulton pozitiv me Koronavirusin, fillimin në kohë të terapisë, gjithashtu edhe izolimin e personave të cilët janë identifikuar si kontakte. Rëndësia e Aplikacionit, dje u konfirmua dhe nga Bashkimi Evropian. Aktualisht, Aplikacionin te ne e kanë instaluar 55.000 qytetarë. Në periudhën që paraprin, do të realizojmë një aksion dhe nëpërmjet mjekëve amë dhe stomatologëve amë, si apel, që sa më tepër qytetarë ta instalojnë këtë Aplikacion”, potencoi ministri Filpçe.

Ministri Filipçe, sa i takon gjendjes në Veles dhe rritjes së personave të ri të infektuar, informoi se sot dhe nesër, intenzivisht do të punojnë Qendra e shëndetit publik dhe Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, të cilët do të kryejnë mbikëqyrje në disa fabrika, por edhe në objekte të tjera, ku është detektuar nevoja e inspektimit. Gjatë ditës së nesërme, në orët e hershme të mëngjesit do të ketë pasqyrë të saktë se për çka bëhet fjalë, lidhur me pacientët e ri të diagnostifikuar.  

,,Në fund, disa fjalë për Komisionin e sëmundjeve infektive. Absolutisht, nuk po shikoj asnjë nevojë që të politizohet puna e Komisonit të sëmundjeve infektive, as edhe të ndonjë pjese tjetër nga i tërë ky proces. Gjatë gjithë javëve të kaluara, me muaj punohej veçanërisht në mënyrë profesionale dhe në interes të shëndeti publik, shëndetit të qytetarëve dhe anjëherë në interes të politikës. Kështë do të mbetet edhe në të ardhmen. Dua të përcjell porosi të qartë drejtuar qytetarëve, se duhet të jenë të qetë rreth kësaj çështje, për arsye se puna e përgjithshme, caktimi, propozimi i masave miratohet në përputhje me gjendjen, analizat, numrat e pacientëve të ri të diagnostifikuar, zbatimin e masave, respektimin e tyre nga qytetarët dhe kjo kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Në fund, apleloj deri te qytetarët që përsëri të respektohen masat e parandalimit për arsye se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund rrugës së përhapjes së virusit”, theksoi ministri Filipçe.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form