Shpërndaje:

Mbahet seanca konstituive e Këshillit mbi koordinimin dhe ndjekjen e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar – PHQ dhe Planit aksional nacional të PHQ 2018 - 2020

Shkup, 8 maj 2020

Më 6 maj, u mbajt video seanca konstituive e Këshillit mbi koordinimin dhe ndjekjen e procesit të Partneritetit të hapur qeveritar (PHQ) dhe Planit aksional nacional të PHQ 2018 – 2020 (Këshilli) Në seancë u zyrtarizua konstituimi i Këshillit si trup ligjvënës i PHQ-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për koordinimin dhe ndjekjen e zhvillimit dhe realizimin e planeve aksionale (PA).

Seancën e hapi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, duke iu referuar përpjekjeve të Qeverisë mbi Partneritetin e hapur, gjithëpërfshirjen dhe transparencën. Ministri potencoi se Këshilli do të ketë rol kyç dhe në mënyrë të strukturuar do të maksimizojë pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë qytetare, nëpërmjet përfshirjes së partnerëve relevantë në diskutim dhe mundësinë për t’u dëgjuar zëri i të gjithëve.

Ministri theksoi se në periudhën e kaluar u arrit sukses mbi zgjerimin e kësaj inicitive edhe në suaza të Kuvendit. Ky sukses pritet të jetë i plotësuar gjatë periudhës në vijim me inkuadrimin e gjyqësorit në këtë iniciativë të rëndësishme për Gjyqësi të hapur me Planin e ri aksional për dy vitet në vijim. Shpresojmë se do të kemi sukses që të mund të themi se këtë iniciativë do të mund ta njohim si Partneritet për pushtet të hapur.

Ministri Mançevski, iu referua edhe ndryshimeve të cilat janë të pashmangshme si përgjigje ndaj luftës me Covid-19. ,,Sfidë e re dhe e papritur është lufta me shëndetin, përkatësisht lufta me Covid-19. Sado që të përdorim zgjidhjet teknologjike dhe përpiqemi që proceset të mos ngecin, duhet të përgatitemi edhe mbi mënyrën e re të funksionimit. Përsëri aludoj në teknologjitë e reja, të cilat na ofrojnë mundësi të pakufizuara. Por, përsëri do të theksoj se do të duhet të dalim nga normaliteti i tanishëm dhe duhet të jemi të hapur ndaj ndryshimeve."

Në seancë u drejtua dhe Sandra Pernar, kordinatorja rajonale e PHQ-së për Evropën e cila përcolli urime për themelimin zyrtar të Këshillit dhe theksoi sukseset e Republikës së Maqedonisë së Veriut në suaza të iniciativës ndërkombëtare të PHQ-së, në këndvështrimin e progresit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, si dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve dhe shoqërisë qytetare, që e tregon dhe themelimi i sotëm i Këshillit. Potenciali i njohur i Republikës së Maqedonisë së Veriut kontribuoi që në tre vitet e fundit të jetë vendi në fokusin e iniciativës ndërkombëtare të PHQ-së dhe me përpjekjet e saj ambicioze dhe partneritetin e palëve të përfshira, të shërbejë si model për vendet e rajonit. PHQ-ja, në këtë periudhë fokusohet në përgjigjet dhe rikuperimin e krizës si dhe pasojat e shkaktuara prej saj, me çka po zhvillon modele, rekomandime dhe forume për mbështetjen e zhvillimit të masave në të gjitha vendet – anëtare për menaxhimin me sfidat e pandemisë.

Gordana Gapiq Dimitrovska, e cila është kordinatore nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për PHQ-në në MSHIA, theksoi kënaqësinë për konstituimin e Këshillit i cili do të ketë rol të rëndësishëm këshillëdhënës dhe vendimtar në të gjitha fazat e procesit të PHQ-së në ciklin e planifikimit, në zhvillimin e Planit aksional, në realizimin, ndjekjen dhe investimin e Planit aksional. Këshilli u formua me qëllim që të nxitet transparenca dhe hapja e punës së organeve të administratës shtetërore dhe pjesëmarrjen e shoqërisë qytetare në realizimin dhe ndjekjen e iniciativës së PHQ-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të sigurojë bashkëpunim ndërsektorial dhe të vendosen mekanizma të qarta, të strukturuara dhe afatgjate për dialog të përhershëm ndërmjet autoriteteve dhe shoqërisë qytetare; të rritet pjesëmarrja e shoqërisë qytetare në proceset e PHQ-së në përgatitjen e planeve aksionale të PHQ-së si dhe për mbështetjen, nxitjen dhe ndjekjen e realizimit të Planit aksional aktual. Ky Këshill është i përbërë prej 14 anëtarëve me numër të barabartë të institucioneve dhe të shoqërisë qytetare, dhe do të udhëhiqet nga një përfaqësues i organeve të administratës shtetërore dhe nga një përfaqësues të organizatave qytetare (dy bashkëkryetarë), i cili do të jetë modeli i parë i tillë i partneritetit dhe barazisë në vendimmarrje në vendin tonë. Në periudhën në vijim pritet intensifikimi i aktiviteteve lidhur me aktivitetet e realizimit të Planit aksional aktual, por edhe i përcaktimit të kornizës kohore dhe përcaktimit të prioriteteve që paraprijnë në bashkëkrijimin e Planit të pestë aksional me rradhë, ku roli kyç dhe kontributi pritet prej Këshillit.

Sunçica Kostovska-Petrovska e Fondacionit Shoqëri e hapur – Maqedoni, si anëtare e Këshillit inicues të rrjetit të organizatave qytetare të PHQ-së, e prezantoi rrjetin jo-formal të themeluar prej 69 organizatave – anëtare, si pjesë e iniciativës së MSHIA-së dhe organizatave qytetare për krijimin e strukturës për konsultime dhe koordinim me shoqërinë qytetare, si dhe ndërmjet Qeverisë, organizatave qytetare, qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara për dizajnimin, realizimin, mbështetjen, promovimin dhe monitorimin e prioriteteve dhe iniciativave të PHQ-së. Roli i rrjetit do të jetë që ta mobilizojë dhe koordinojë përfaqësimin e shoqërisë qytetare mbi çështjet e PHQ-së. Me qëllim të koordinimit dhe përforcimin e zërit të Shoqërisë qytetare, të cilët përpiqen për participim, hapje dhe llogaridhënie të autoriteteve, në bashkëpunim me Këshillin dhe MSHIA-në, rrjeti do të përpiqet për të rritur informimin, përfshirjen dhe përkushtimin e pjesëmarrësve lidhur me zhvillimin e Planit aksional, si dhe monitorim të realizimit, nëpërmjet procesit inkluziv, i cili i përfshin të gjitha palët e përfshira.

Bardhyl Jashari i Fondacionit Metamorfozis, e moderoi këtë video seancë solemne të Këshillit. Duke zhvilluar mjetet e internetit, Fondacioni Metamrfozis do të kontribuojë për zhvillimin e PHQ-së në vendin tonë nëpërmjet vendosjes së plarformës së internetit e cila do të shërbejë për informim, konsultim, ndjekje dhe shkëmbim të njohurive ndërmjet të gjithë palëve të përfshira në PHQ – institucionet, qytetarët, organizatat qytetare, qytetarët, Këshilli, rrjeti: ndërsa njëkohësisht do të ofrojë mjete interneti për komunikim dhe koordinim në zhvillimin e Planit të ri Aksional për vitet 2020 – 2022.

Në takim morën pjesë 36 përfaqësues të institucioneve, shoqatave qytetare, organizatave ndërkombëtare, ndërmjet të cilëve anëtarët e Këshillit, anëtarët e grupit punues me të gjithë aktorët për realizimin e Planit aksional nacional të Partneritetit të hapur qeveritar 2018 -2020, anëtarët e Këshillit inicues të rrjetit të organizatave qytetare të PHQ-së, Institutiti republikan ndërkombëtar dhe Institutiti demokratik nacional.

Eli Çakar e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, si anëtare e Këshillit drejtoi urimet e saj deri te të gjithë të pranishmit për përpjekjet që në këto kushte të vazhdojë puna në të cilën u investuan shumë përpjekje në periudhën e kaluar dhe të punohet në partneritet për zhvillimin e shoqërisë qytetare, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve. Theksoi se progresi dhe gatishmëria e institucioneve është të bashkëpunojnë me organizatat qytetare dhe ta pranojnë monitorimin e punës së tyre si kritikë konstruktive dhe pozitive si dhe rekomandim për zhvillimin dhe avancimin e institucioneve në sigurimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Zharko Haxhi Zafirov i Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike, i cili bashkë me Gjykatën supreme, Këshillin e gjykatësve dhe përfaqësues të gjykatave të tjera punon në zhvillimin e planit për gjyqësi të hapur, bëri të ditur se në mesin e muajit maj, projekt-plani i përgatitur dy vjeçar do të jetë i prezantuar dhe i diponueshëm për konsultime dhe rekomandime për të gjitha palët e interesuara.

***

Partneriteti i hapur qeveritar paraqet iniciativë ndërkombëtare vullnetare e cila synon ndaj sigurimit të përpjekjeve konkrete nga ana e qeverive ndaj qytetarëve të tyre, për të promovuar transparencë, të nxisin pjesëmarrjen qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe shfrytëzimin e teknologjive të reja, me qëllim që të përforcohet qeverisje/udhëheqje e mirë.

Vendi ynë është anëtare e iniciativës prej vitit 2011-të, dhe ka fituar katër plane aksionale (në vitet 2012, 2014, 2016 dhe 2018-të). Kordinator i aktiviteteve qeveritare të PHQ-së është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Për t’u bërë pjesë e iniciativës së PHQ-së, vendet anëtare përgatisin Plane aksionale nacionale dyvjeçare, të zhvilluara me konsultime publike, rregullisht njoftojnë për progresin, punojnë me shoqërinë qytetare mbi arritjen e përpjekjeve dhe obligohen për raporte të pavarura të progresit të tyre. Përgatitja e Planit aksional të PHQ-së është inkluziv, që do të thotë se kontribut të tyre në proces japin palët e ndryshme të përfshira, sektori i biznesit dhe bashkësia akademike.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form