Shpërndaje:

Takimi i ministrit Mançevski me ekspertin për të dhëna të hapura Andrew Stott

29 janar 2018, Shkup

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, mbajti mbledhje pune me Andrew Stott nga Birtania e Madhe, i cili është i angazhuar si ekspert i jashtëm për përgatitjen e Strategjisë për të dhëna të hapura. Në mbledhje biseduan për përfitimet e të dhënave të hapura, si dhe mekanizmin e përmirësimit të punës në institucione.

“Në kontekstin e të dhënave të hapura dhe portalit për të dhëna të hapura, është e domosdoshme të rritet vetëdija e nevojës brenda vetë institucioneve. Është i nevojshëm mekanizëm i qartë që institucionet të munden qartë ti prioretizojnë të dhënat të cilat do të publikohen në portal me të cilën duhet të ketë qasje të lehtë për të gjithë qytetarët”, theksoi ministri Mançevski.

Takimi i ministrit Mançevski me ekspertin për të dhëna të hapura Andrew Stott

Eksperti Stott e ndau ekperiencën britaneze për të dhëna të hapura, interesin e qytetarëve dhe gazetarëve, si dhe efektin e publikimit të të dhënave.

Përvec mbledhjes me ministrin Mançevski, Stott gjatë vizitës në Shkup do të marrë pjesë edhe në punëtorinë e grupit punues për përgatitjen e Strategjisë për të dhëna të hapura. Në punëtorinë do të jenë të prezantuara verzionet skicë të Strategjisë, në të cilën të gjithë qe janë të përfshirë në process do të kenë mundësinë te japin kontributin e tyre.

Strategjia duhet të definojë drejtimin themelor strategjik për zhvillimin e mjedisit për të dhëna të hapura, duke përfshirë edhe porcesin e identifikimit të të dhënave në kuadër të institucioneve. Bazat e kësaj janë kriteriumet për selektimin e të dhënave dhe informacioneve të cilat mund të publikohen në formë të hapur, procesi i digjitalizimit të të dhënave në letër, përmirësimi I portalit qendror qeveritar për të dhëna të hapura, avancimi I procesit të publikimit të të dhënave në portalin qendror nga ana e institucioneve shtetërore, stimulimi i përdorimit të të dhënave të hapura qeveritare në nivel më të lartë.

Së bashku me anëtarët e grupit punues do të punohet edhe në specifikim teknik të portalit për të dhëna të hapura.

Средба на министерот Манчевски со експертот за отворени податоци Ендру Стот

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form