Shpërndaje:

Ushtrim simulues për menaxhimin e krimit kibernetik (kompjuterik)

08 maj 2018, Shkup

Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe administratë Alkesandar Bajdevski, sot u drejtua në hapjen e parë të ushtrimeve simuluese nacionale për menaxhim me krimin kompjuterik/incidente të sigurisë së TIK-ës në nivel nacional dhe ndërkombëtar.

“Po përballemi me kërcënime strategjike në nivel global, por edhe në nivel nacional që do të thotë se në menaxhimin secili ka rol: qeveria, industria, akademia por edhe individët. Jeta e përditshme, të drejtat fundamentale të njeriut, ndërveprimet shoqërore dhe ekonomia e shtetit, varet drejpërdrejtë nga siguria dhe mbrojtja e hapësirës kibernetike. Incidentet kibernetike pa marrë parasysh nëse kanë ndodhur si rezultat i sulmeve keqbërëse kompjuterik, gabimeve nejërzore, fenomeneve natyrore ose janë nga natyra teknike, bëhën gjithënjë e më të mëdhaja, më frekuente dhe më të komplikuara”, theksoi zëvendësministri Bajdevski.

Maqedonia është duke punuar në miratimin e politikave dhe masave me qëllim që të arrijë në një nivel më të lartë të sigurisë në hapsirën kibernetike. Është formuar grupi punues ndërmjet dikastereve (resoreve) i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, qëllimi I së cilës është që deri në qershor të këtij viti të përgatisë dokumente strategjike për sigurinë kibernetike si dhe plani aksional për zbatimin e tyre.

Zëvendësministri Bajdevski theksoi se roli i MSHIA-së do të jetë i rëndësishëm në sjelljen e kornizës nacionale për sigurimin e në nivel të lartë të sigurisë në rrjetet dhe sistemet informatike (NIS) tek sektori publik dhe privat në pajtueshmëri me Direktivën e NIS-it të Bashkimit Evropian.

Ai deklaroi se MSHIA ka bashkëpunim të ngushtë me Qendrën nacionale për përgjigje të incidenteve kompjuterike, MKD-CIRT, që nga formimi i saj në kuadër të Agjencionit për komunikime elektronike, MSHIA e sjell kornizën ligjore e cila e rregullon punën e MKD-CIRT-it.

“Operatorët/subjektet e shërbimeve kyçe, kanë obligim ligjor, ta njoftojnë ekipin nacional të CIRT-it për incidentet e sigurisë të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderushme në sigurimin e shërbimeve kyçe. Ekipet e CIRT-it duhet të kenë edhe obligime të tjera ligjore: të kryejnë kontroll të incidenteve në nivel nacional; më herët të paralajmërojnë, të alarmojnë për incidentet dhe rreziqet; të kryejnë analiza të rreziqeve dhe incidenteve etj.”, deklaroi zv/ministri Bajdevski.

Në ngjarjen, fjalim mbajtën edhe v.d. (ushtrues i detyrës) shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein (Xhef Goldstejn) dhe drejtori i Agjencionit për komunikime elektronike (AEK), Sasho Dimitrijoski.

Ushtrim simulues për menaxhimin e krimit kibernetik (kompjuterik)

 

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form