Shpërndaje:

Formimi i ambienteve demokratike mediatike, transparencës aktive dhe qasjes në fokus të konceptit për qeveri të hapur

09 maj 2018, Shkup

Në kuadër të konferencës “Partneritet i hapur qeveritar – dialog me organizatat qytetare për Planin aksional nacional 2018-2020”, ishin të prezantuara masat dhe aktivitetet të cilat në njëmbëdhjetë muajt e fundit i realizonte Qeveria, jashtë masave të parashikuara në Planin aksional të fundit.

Siç theksoi Ilija Zhupanosvski nga njësia për Transparencë digjitale në Qeverinë e RM-së, formimi i ambientit mediatik demokratik, transparenca aktive dhe qasja janë tre aspketet të cilat janë në fokus të Qeverisë.

“Në Programin e saj të punës për vitin 2017-2020, si dhe në dokumentin më të lartë reformues siç është Plani 3-6-9, Qeveria përfshiu një paketë akitivtetesh të cilat padyshim janë të drejturara drejt transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë dhe e pasqyrojnë përpjekjen për implementimin e plotë të konceptit për qeveri të hapur. Qeveria realizoi edhe një seri të takimeve konsultative me organizatat qytetare dhe mediatike për aktivitetet e kryera deri më tani në kuadër të Agjendës për transparencë, kurse të gjitha propozimet për avancimin e saj janë marrë parasysh para marrjes së hapave të mëtejshme”, tha Zhupanovski.

Heqja (abrogimi) e reklamimit qeveritar, konferenca për shtyp të rregullta javore qeveritare, debate të hapura për ndryshimet e ligjeve të mediave, dhe shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, publikimi i agjendës ditore dhe procesverbalet e seancave qeveritare, publikimi dhe përditësimi i njëzet e një dokumenteve me interesi publik nga ana e ministrive dhe institucioneve tjera, publikimi i marrëveshjeve të lidhura përmes furnizimit publik të sistemit elektronik për furnizim publik, publikimi i informacioneve për shpenzimet zyrtare të ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetëror, publikimi i Buxhetit qytetarë, deklasifikimi i inofmracioneve, ndryshime në ligj për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik, shërbime papagesë nga Regjistri qendror dhe Agjencionit për kadastër të patundshmërisë për gazetari hulumtuese, zgjatja e afatit për komentimit të ENER prej 10 deri me 20 ditë dhe përpunimi i Adresarit të organizatave qytetare, janë vetëm pjesë e masave të cilat i prezantoi Zhupanovski, të cilat janë pjesë e aktiviteteve të realizuara nga Qeverisja e 11 muajve të kaluar, dhe janë në relacion me principin për partneritet të hapur qeveritar.

Fjalim kishte edhe Emi Bennet nga Zyra për shërbime informative të Qeverisë nga Arkiva nacionale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bennet e ndau eksperiencën e tij të SHBA-së, si krijues të Partneritetit të hapur qeveritar (PHQ). Ajo iu referua mundësive teknike për përfshirjen e të gjithë qytetarëve, pavarësisht vendbanimit. Duke i ndarë ekepriencat globale Benet theksoi se cilat aspekte janë kyçe të jenë të përfshira në Planin e ri aksional. Potencimi I përfitimeve nga korelacionit ne mes asaj çka ju nevoitet nevojiten qytetarëve dhe organizatave qytetare dhe asaj çka institucionet publike e bëjnë, është e rëndësishme për përfshirjen më të madhe në procesin e PHQ-së.

Zlatko Atanasov nga Instituti parlamentar, foli për sfidat dhe vendimin që Parlameniti të përfshihet në PHQ. Për arsye të situatave politiko-shoqërore në vend, në disa vite të kaluara, ky është plani i parë aksional në të cilin përfshihet edhe Parlamenti. Atanasov foli edhe për gatishmërinë e institucionit që të hapet për të gjithë qytetarët edhe në procesin e hartimit të politikave.

Gjatë këtyre dy diteve MSHIA si ministri përgjegjëse për zbatimin e Partneritetit të hapur qeveritar hap diskutimin e Planit të katërt nacional aksional 2018-2020. Qëllimi është të promovohet ideja për Partneritet të hapur qeveritar dhe ekperiencat e deritanishme në implementimin e tre planeve më të hershme aksionale. Përfaqësuesit e institucioneve publike dhe sektorit qytetar, duke punuar në grupe tre sfera të ndryshme kanë mundësi të japin kontributin e tyre në hartimin e Planit inkluziv aksional për dy vitet e ardhshme.

Formimi i ambienteve demokratike mediatike, transparencës aktive dhe qasjes në fokus të konceptit për qeveri të hapur

Мinistria për Shoqëri Informatike dhe Administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form