Shpërndaje:

Reagimi i konferencës për shtyp të VMRO-DPMNE-së: Qeveria i obligon institucionet t’i respektojnë ligjet

Në mungesë të argumenteve, pasi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski i publikoi të gjitha informatat në lidhje me planet vjetore për punësim dhe punësimet e reja në sektorin publik, VMRO-DPMNE-ja, sot ka publikuar dokumente të cilat vetëm konfirmojnë atë që Qeveria dhe MSHIA-ja e vërtetojnë periudhën e kaluar, që është se të gjitha institucionet duhet t'u nënshtrohen ligjeve. Përkatësisht, ka të bëjë me ekstraktin e procesverbalit të seancës së qeverisë, ku në mënyrë të qartë qëndron se Qeveria me konkluzion i obligon të gjitha institucionet kompetente, ndërmjet të cilave edhe MSHIA-në, t’i respektojnë ligjet, të cilat kanë të bëjnë me dorëzimin dhe pranimin e Planeve vjetore për punësim.Presionet dhe shantazhet ndaj administratës shtetërore gjatë qeverisjes të VMRO-DPMNE-së, për të cilat sot vazhdimisht dëgjojmë brenda proceseve gjyqësore që po mbahen, janë e kaluar. Viti i kaluar që karakterizon punën e Qeverisë dhe MSHIA-së është respektimi i ligjeve të cilat tani vlejnë për të gjithë. Dokumentet që publikon VMRO-DPMNE-ja janë vetëm konfirmim për këtë.       

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form