Shpërndaje:

Raporti i vlerësimit të pjekurisë së aftësive të sigurisë kibernetike në Maqedoni

Shkup, 21 gusht 2018

Në kuadër të bashkëpunimit të veçantë ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministrisë së mbrojtjes dhe Ministrisë për punë të brendshme në fushën e sigurisë kibernetike dhe me mbështetjen e Bankës Botërore, në fillim të vitit 2018-të, u mbajt Vlerësimi tre-ditor i pjekurisë të aftësive të sigurisë kibernetike në Republikën e Maqedonisë.

Vlerësimi u krye nga ana e ekspertëve nga Qendra Globale për Kapacitetet në Sigurinë e Informacionit në Universitetin e Oksfordit, përmes takimeve konsultative me përfaqësuesit e sektorit publik dhe infrastrukturës kombëtare kritike, si dhe sektorit të biznesit, sektorit akademik, shoqërisë qytetare dhe komunitetit ndërkombëtar.

Modeli i vlerësimit bazohet në pesë dimensione, të cilat mbulojnë politikat dhe strategjitë publike, kulturën dhe shoqërinë, arsimin dhe aftësitë, kuadrin ligjor dhe rregullator, si dhe standardet dhe teknologjitë e sigurisë kibernetike.

Gjetjet që dolën nga vlerësimi i pjkurisë së kapaciteteve për sigurinë kibernetike në Republikën e Maqedonisë janë paraqitur në raportin i cili mundëson një kuptim objektiv të fushave të cilat duhet të përmirësohen dhe veprimet që duhet të ndërmerren në këtë drejtim. Në raportin gjithashtu listohen rekomandime për përmirësimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë së informacionit, që synon marrjen e hapësirës rezistente dhe inovative kibernetike në Republikën e maqedonisë, i cili në fund të fundit do të kontribuojë në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Raporti i vlerësimit të pjekurisë së aftësive të sigurisë kibernetike në Republikën e Maqedonisë është në dispozicion në gjuhën angleze në linkun në vijim.

Republika e Maqedonisë tani më ka filluar zbatimin e rekomandimeve dhe forcimin e kapaciteteve të saj për sigurinë kibernetike duke miratuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike të Republikës së Maqedonisë 2018-2022.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form