Shpërndaje:

Takimi i ministrit Mançevski me delegacionin e RF të Gjermanisë

Shkup, 22 gusht 2018

Ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski sot realizoi takim me delegacionin e Ministrisë federale të ekeonomisë dhe energjetikës, Odën e tregtisë së Gjermanisë dhe Komitetin lindor-shoqata e Evropës lindore e tregëtisë gjermane e udhëhequr nga zotëri Helge Tolksdorf, udhëheqës i sektorit për zgjerim të BE-së, Evropës Juglindore dhe Turqisë në Ministrinë federale për ekonomi.

Në takim u bisedua për mundësinë e formimit të komitetit bilateral në mes dy shteteve me qëllim të rritjes së investimeve të kompanive gjermane në Maqedoni, shkëmbim të përvojave, thellimin e bashkëpunimit me theks të veçantë për digjitalizimin në Maqedoni.

“Agjenda digjitale do të jetë pjesë e aktiviteteve në të cilën me fokusim do të punojë komiteti bilateral. Konkluzionet nga Samiti digjital janë fillimi e asaj se çka do të thotë digjitalizimi në Maqedoni por edhe për rajonin”, potencoi Tolksdorf.

Ministri Mançevski iu referua edhe përpjekjeve të MSHIA-së, duke pasur parasysh numrin e madh të projekteve në të cilën aktualisht po punohet në mënyrë paralele.

“Rritja e numrit të shërbimeve të cilat do t’i marrin qytetarët në mënyrë elektronike së bashku me portalin nacional për E-shërbime e cila do të lëshohet në përdorim deri ne fund të këtij viti është qëllim të cilin e kemi përpiluar dhe në të cilën punojmë me përkushtim. Përfitimet nga ky aktivitet do të jenë të mëdha për kompanitë por edhe për të gjithë qytetarët”, theksoi ministri Mançevski.

Ministri Mançevski informoi edhe për aktivitetet rreth hartimit të zonave të bardha dhe rritjen e qasjes së internetit për të gjithë qytetarët. Në lidhje me përpjekjet e sigurisë kibernetike, i përcolli aktivitetet e deritanishme të cilat MSHIA-ja i ka ndërmarrë në këtë sferë.

“E publikuam Strategjinë për siguri kibernetike dhe jemi duke punuar në Planin aksional. Iniciativa jonë për krijimin e Akademisë për siguri kibernetike si dhe Maqedonia të jetë nikoqir ka gjetur një përkrahje të fortë nga Komisioni Evropian dhe besojmë se do të jetë me rëndësi të veçantë për të gjitha vendet e rajonit”, theksoi ministri Mançevski.

Në takim u bisedua edhe për përvojat e organizimit të Samitit të parë digjital në Shkup ku do të vijojë Samiti digjital në Beograd vitin e ardhshëm.

Мinistria për shoqëri informatike dhe administratë

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form