Shpërndaje:

Lejet e përhershme për lëvizje të lëshuara nga MSHIA vazhdojnë të vlejnë, ndërsa për lejet e reja mbetet procedura e njëjtë

Shkup, 04 qershor 2020

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, njofton se lejet e lëshuara paraprake për lëvizje të cilat janë të përcaktuara si të përhershme, vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë fundjavës, përkatësisht prej datës 05 deri më 07 qershor.

Për të tjerët, vazhdojnë të vlejnë të njëjtat procedura për marrjen e lejes.

Në kategoritë e lejeve të cilat i lëshon MSHIA-ja, përfshihen:

•       Përfaqësuesit e institucioneve për të cilët me Vendim të Shtabit të krizave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se kanë nevojë për të lëvizur gjatë kohës së ndalesës së lëvizjes;

•       Të punësuarit kujdestarë në media të cilët kanë nevojë për të punuar në terren;

•       Të punësuarit në furra të vogla/byrektore (më së shumti deri në 5 të punësuar) me dokument si dëshmi se bëhet fjalë për mikro ndërmarrje;

•       Të punësuarit kujdestarë në ndërmarrjet e shërbimeve të varrimit;

•       Kategori të caktuara të bujqve, sipas Vendimit të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MBPEU); 

•       Kujdestarë të regjistruar të kafshëve në Lidhjen Kennel;

•       Gjahtarë të shoqatave të regjistruara, ndërmarrje publike, parqe nacionale.

* Të gjitha lejet të cilat i siguron MSHIA-ja, janë të disponueshme nëpërmjet portalit uslugi.gov.mk. Në shtojcë video-materiali me udhëzim të shkurtër për të aplikuar për leje;

** Kërkesën e lejes për të lëvizur të punësuarit në Institucione, media, furra të bukëve/byrektore, ndërmarrje të shërbimeve të varrimit, në portalin uslugi.gov.mk. e parashtron udhëheqësi i institucionit /drejtori/personi i autorizuar në Regjistrin qendror për të punësuarit e tij.

*** Kërkesën e lejes për të lëvizur personat të cilët përkujdesen për një person të tretë, e parashtron personi i cili e kryen përkujdesjen.

 

Në shtojcë video-linku me informacionet se si merret leja!

Në shtojcë video-linku me informacionet se si merret leja - përkujdesje e personit të tretë! 

MSHIA-ja nuk lëshon leje për kompanitë private!

 

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form