Shpërndaje:

Reagimi i MSHIA-së ndaj shpalljes së grevës nga ana e shoqatës “Medium Objektiv”

 

Shkup, 04 qershor 2020

Sa i përket shpalljes së grevës nga ana e pjesëtarëve të shoqatës Medium objektiv, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dëshiron të potencojë se nuk është bërë përzgjedhje dhe diskriminim në sigurimin e ndihmës ndaj mediumeve të prekura prej krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Argumentet e mëposhtme janë një konfirmim i kësaj:

  • Agjencia për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuele liroi gjithë transmetuesit nga tarifat e licencës për për transmetim ndaj Agjencisë për vitin 2020;
  • Qeveria siguroi mjete nga Fondi për luftën kundër pasojave nga kriza me coronavirusin, me të cilat u mbuluan shpenzimet për transmetimin e sinjalit digjital, përkatësisht shpenzimet për multiplex, për të gjithë transmetuesit (kombëtare, rajonale dhe lokale);
  • Qeveria është duke përgatitur dekret me të cilin radiostacionet do të lirohen nga detyrimi për të paguar tarifën vjetore për përdorimin e frekuencave drejt Agjencisë për komunikime elektronike.

Në të vërtetë, me anë të këtyre vendimeve mbulohen të gjitha shpenzimet që të gjithë transmetuesit kanë ndaj rregullatorëve përkatës, në varësi të llojit të licencës që ata posedojnë. Askush nuk është lënë jashtë dhe nuk ka asnjë lloj diskriminimi.

Për më tepër, të gjitha mediat morën mbështetje të barabartë në vlerë prej 14,500 denarëve në muaj, për çdo punonjës.

Qeveria mbetet e hapur më tej, për të shqyrtuar edhe propozime shtesë për ndihmë ndaj mediave. Ata do të ishin të lumtur po që se do të merrnin një propozim specifik. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Më 1 qershor, shoqata "Medium objektiv" dërgoi një shkresë pa nënshkrues dhe pa kontakt, kështu që si përgjigje ndaj saj, ne i ftojmë ata publikisht në një takim dhe një bisedë, dhe nëse ka një propozim specifik, ne jemi në dispozicion për ta shqyrtuar atë.

Në vend që menjëherë të anojnë drejt grevës, ne besojmë se mund t'i diskutojmë të gjitha propozimet në një mbledhje të përbashkët.

Megjithatë, kjo është një shoqëri demokratike dhe një vend demokratik, dhe secili ka të drejtë që në mënyrën e vet ta shpreh mendimin që ka, kështu që është e padiskutueshme e drejta e anëtarëve të "Medium objektiv"-it të shprehin qëndrimin e tyre në këtë mënyrë.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form