Shpërndaje:

Mançevski: Po ndryshon kultura e të punuarit – Qytetarët në mënyrë dinjitoze do t’i marrin shërbimet

Shkup, 19 qershor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot promovoi pamjen e re dhe mënyrën e punës së sallës ,,Një pikë shërbimi”, në Shkup.

Ashtu siç theksoi ministri Mançevski, hapësira është modernizuar tërësisht dhe pasojnë standardet më të reja rreth asaj se si funksionon një hapësirë e orientuar ndaj qytetarëve. Por, ajo që është me rëndësi të potencohet, nuk është vetëm pamja e re, por më tepër bëhet fjalë për parimin e ri dhe kulturën e punës në administratën publike

Përfundimisht, Sportelet i takojnë së kaluarës, të punësuarit punojnë në atmosferë të përshtatshme pune, ndërsa qytetarët nuk do të merren më me pritje në rradhë të gjata. Të punësuarit në administratën publike janë në shërbim të qytetarëve dhe janë kontakti i parë i qytetarëve me institucionet. Për këtë qëllim, punuam me shumë përkushtim, së pari siguruam që në një vend të merren më shumë shërbime të cilat i ofrojnë institucionet dhe këtë arritëm ta finalizojmë prej para më shumë se një (1) viti, pastaj iu përkushtuam edhe përmirësimit të konceptit të ofrimit të vetë shërbimeve, informoi Mançevski.

Në lokacionin ,,Një pikë shërbimi”, gjenden: Ministria e punëve të brendshme, Ministria e transportit dhe lidhjeve, Drejtoria e të ardhurave publike, Agjencia për kadastër dhe patundshmëri, Agjencia e punësimit, Ministria e punës dhe politikës sociale, Regjistri qendror, Fondi për sigurim shëndetësor, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë si dhe Fondi për sigurim pensional dhe invalidor.

,,Siguruam qasje të pandërprerë për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje, kemi siguruar edhe shërbim i cili do të punojë në mbajtjen e rradhës, ndërsa puna do të ndiqet në mënyrë elektronike, me kohë të rregulluar edhe për pushim të shkurtër (pauzë) dhe pa u krijuar mundësi që qytetarët të presin dhe të mos ketë person të punësuar i cili do t’u shërbejë. Ky është vetëm fillimi i ndryshimit të mënyrës ndaj së cilës qytetarët marrin shërbime prej institucioneve. Krahas kësaj salle, ditën e hënë, fillon me punë ,,Një pikë shërbimi“ edhe në Tetovë. Veçmë kanë filluar edhe aktivitetet sa i takon hapjes së zyrave në qytetet e tjera”, tha ministri Mançevski.

,,Një pikë shërbimi”, do të jetë vendi ku në mënyrë të shpejtë, efikase dhe dinjitoze do t’i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form