Shpërndaje:

Në qytetin e Tetovës fillon me punë qendra ,,Një pikë shërbimi”

Tetovë, 22 qershor 2020

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe administatës Damjan Mançevski dhe sekretari shtetëror Adem Avziu, sot promovuan qendrën ,,Një pikë shërbimi” në Tetovë.

Siç veçoi ministri Mançevski, bëhet fjalë për transformimin e Internet klubit të mëparshëm dhe tani i shndërruar në një hapësirë tërësisht të re dhe funksionale në shërbim të të gjithë qytetarëve.

,,Kjo hapësirë është vendi ku qytetarët do të mund të marrin informacione mbi 136 shërbime, të disponueshme në Portalin kombëtar: uslugi.gov.mk. Qytetarët të cilët do të hasin vështirësi për t’u regjistruar në Portal prej në shtëpitë e tyre, këtë do të mund ta zgjidhin pranë kësaj zyre. Gjithashtu, me ndihmën e Katalogut të shërbimeve, të punësuarit pranë kësaj zyre do të mund t’u ofrojnë qytetarëve edhe informacionet e nevojshme mbi marrjen e secilit prej 761 shërbimeve të publikuara në Portal.

Aktualisht, në Portal janë të disponueshme 136 shërbime elektronike, ndërsa ky numër vazhdimisht do të rritet. Në fazë finale janë edhe aktivitetet mbi digjitalizimin e regjistrimit të fëmijëve në kopshte, regjistrime të nxënësve në shkolla, si dhe digjitalizimi i një pjese të shërbimeve të cilat i ofron Ministria e punëve të brendshme.

Koncepti ,,Një pikë shërbimi”, tani më funksionon me sukses në Shkup, ndërsa ka filluar edhe procesi në Ohër dhe në Kumanovë. Ideja është që në të gjitha qytetet sipas shembullit të qytetit të Tetovës, internet klubet ekzistuese të shndërrohen në vende të cilat do të funksionojnë duke ofruar shërbime dhe do të jenë pikë regjistrimi për qytetarët.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form