Shpërndaje:

Thirrje për të aplikuar në garën e parë rajonale online “Balkathon-Smarten up for the future”

Shkup, 03 korrik 2020

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal – RCC, organizon garën e parë rajonale “online” nën sloganin “Balkathon-Smarten up for the future”.

Balkathon-i, paraqet mundësi mbi promovimin e zgjidhjeve të zgjuara digjitale, lidhjeve në rrjet të të rinjve, rrjeteve të startup-eve… me qëllim që të punojnë bashkë, të gjejnë zgjidhje inovative dhe t’u përgjigjen kërkesave pas pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Më tej, kjo garë do t’i bashkojë të rinjtë inovativë, startup-et, qendrat e inovacioneve digjitale, parqet shkencore, universitetet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe palët e tjera të interesuara  nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, të punojnë bashkë dhe të krijojnë ide dhe zgjidhje të cilat do të mund të implementohen në rajon.

Temat e propozuara të Balkathon-it i takojnë turizmit, platformës së mësimit digjital dhe zgjidhjes së kryerjes së pagesave nëpërmjet Internetit. Për secilën prej temave, fituesit (fituesve), do t'i ndahet çmim në vlerë prej 10.000 euro.

Aplikimi fillon më 1 korrik 2020-të  dhe do të zgjasë deri më 12 korrik 2020-të, deri në ora 12:00.

Më tepër informacione keni në vijim, në linkun:

https://rcc.int/balkathon

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form