Shpërndaje:

Trajnim i realizuar “online” mbi të dhënat e hapura

Shkup, 06 korrik 2020

Në suaza të Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Admnistratës, realizuan trajnim dy ditor "online" mbi të dhënat e hapura. Trajnimi u mbajt më 29 dhe 30 qershor 2020-të.

Në trajnim morën pjesë anëtarët e grupeve të të dhënave të hapura të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Drejtorisë së të ardhurave publike, Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri dhe Inspektoratit shtetëror të tregut.

Trajnimi i të dhënave të hapura kishte për qëllim që t’i avancojë njohuritë dhe aftësitë e personave të cilët do të punojnë në hapjen e të dhënave në institucionet e tyre.

Në suaza të trajnimit dy ditor, pjesëmarrësit kishin mundësinë të fitojnë njohuri të avancuara mbi konceptin e përfitimit të të dhënave të hapura dhe për aspektet teknike, duke i përfshirë edhe formatet e të dhënave të hapura, platformat e të dhënave të hapura, strukturat e seteve të të dhënave, dimensionet e cilësisë së të dhënave dhe teknikave të filtrimit dhe të anonimizmit të seteve të të dhënave. Gjatë vijimit të trajnimit, anëtarët e grupeve të të dhënave të hapura nga institucionet shtetërore, u pajisën me njohuri të avancuara mbi procesin e identifikimit, katalogimit dhe prioretizimit të seteve të të dhënave, si dhe me njohuri praktike mbi procesin e publikimit të seteve të të dhënave të portalit: data.gov.mk.

Trajnimi i të dhënave të hapura është pjesë e aktiviteteve të cilat po zbatohen për të siguruar mbështetje teknike të institucioneve të caktuara në procesin e hapjes së të dhënave të tyre.

Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare është iniciativë pesëvjeçare, me buxhet prej 9.4 miljon dollarë dhe paraqet program udhëheqës të Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut mbi përforcimin e dialogut ndërmjet qytetarëve dhe pushtetit lidhur me çështje të rëndësishme me interes publik.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form