Shpërndaje:

Prezantimi i Projekt-Raportit vjetor mbi implementimin e Planit Aksional të Strategjisë së RAP 2018 - 2022

Shkup, 07 korrik 2020

Sot, para përfaqësuesve të sektorit qytetar, bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve shtetërore, u mbajt prezantimi i Projekt-Raportit vjetor mbi implementimin e Planit Aksional të Strategjisë së reformës së administratës publike 2018 - 2022.

Siç theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, realizimi i dialogut me të gjithë aktorët, veçanërisht në sfera të rëndësishme, siç është reforma në administratën publike është me shumë rëndësi dhe gjithmonë gjendet në krye të agjendës.

Ministri Mançevski, mes tjerash iu referua faktit se është arritur progres i rëndësishëm lidhur me tërë procesin e krijimit të politikave, konsultimit me palët e interesuara dhe me koordinimin.

,,Planifikimi afatmesëm dhe sektorial u përmirësua në mënyrë të konsiderueshme dhe në vitin 2019-të, kemi pak më shumë se 97% implementim të dokumenteve kyçe planore Qeveritare, që është pothuajse dyfish nga viti 2018-të. U përmirësua pjesëmarrja e palëve të interesuara në krijimin e politikave dhe ligjeve, kjo pjesërisht si shkak i faktit se në kontinuitet po rritet përqindja e Projekt-Raporteve mbi PNRR dhe Projekt-ligjeve të publikuara në ENER për të cilat i është kushtuar rëndësi edhe procedurës së publikimit në kohë mbi VNRR, duke arritur në 95% në vitin 2019-të. Njëkohësisht, u përmirësua edhe cilësia e raporteve mbi VNRR, përkatësisht ka pësuar rritje prej 10% në numrin e VNRR raporteve të cilat i plotësojnë në minimum kriteret lidhur me procedurën dhe transparencën e procesit të VNRR”, theksoi ministri Damjan Mançevski.

Sipas ministrit, po përmirësohet praktikimi i sistemit meritor gjatë punësimit dhe avancimit të nëpunësve administrativë dhe tani evidentohet numër i ulët i përqindjes së ankimimeve dhe vërejtjeve të parashtruara nga kandidatët në vendimet e miratuara mbi punësimet/avancimet dhe atë prej 2.2% në vitin 2018-të, në 0.56% në vitin 2019-të.

,,E theksuam transparencën në punën e institucioneve dhe kjo dëshmohet edhe me këtë Raport. Përderisa përqindja e kërkesave të refuzuara mbi qasjen deri te informacionet me karakter publik, nga viti 2018-të ka pësuar rënie pothuajse dyfish dhe në vitin 2019-të shënon 2.5%. Përqindja e institucioneve të cilat publikojnë të dhëna të hapura u rrit për 6% për periudhën kohore nga viti 2018-të deri në vitin 2019-të”, tha ministri Damjan Mançevski.

Të pranishmit e mirëpritën faktin se konsultimet me palët e interesuara po mbahen rregullisht. Njëkohësisht, ata e përshëndetën prezantimin e sotëm të Raportit të RAP-it, duke bërë të ditur se ka progres në realizimin e masave dhe aktiviteteve.

 

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form