Shpërndaje:

Ministri Damjan Mançevski mori pjesë në ngjarjen e hapur ,,Sfidat digjitale mbi transformimin e shoqërisë”

Shkup, 9 korrik 2020

Në ngjarjen e parë të hapur, të ditës së sotme ,,Sfidat digjitale mbi transforimin e shoqërisë”, paraqitje të tyre kishin ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, Prof. dr. Sonja Filipovska – profesoreshë e rregullt pranë Universitetit të shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë kompjuterike (FSHIIK) - Shkup dhe Bojan Kordalov – specialist i marrëdhënieve me publikun dhe mediat e reja si dhe koordinator i Programit për transparencën dhe digjitalizimin e IDUEP-it.

Ministri Mançevski, iu referua tre çështjeve kyçe lidhur me digjitalizimin të cilat janë në rrjedhë, si dhe të planeve në atë drejtim në të ardhmen.

,,Ne i vendosëm të gjitha blloqet, elemente të digjitalizimit në sektorin publik. Ato janë: sistemi i Interoperabilitetit, pasataj Portali i shërbimeve elektronike dhe Regjistri elektronik i popullsisë. Këta janë tre (3) blloqet kyçe. Tani sfida jonë është të punojmë në përdorimin e përqindjes së shfrytëzimit”, theksoi ministri Mançevski.

Sipas ministrit, sa i takon Interoperabilitetit, bëhet fjalë për përdorim mjaft të lartë të kapaciteteve, përkatësisht të afro 30 institucioneve dhe tani më duhet të flitet mbi zgjerimin e kapaciteteve. Sa i takon përdorimit të Portalit kombëtar të e-shërbimeve, duhet të punohet në drejtim të rritjes së përdorimit duke pasur parasysh se aktualisht janë aktivë njëzetë mijë (20.000) përdorues.

Në aspektin e sfidave, siç bëri të ditur ministri Mançevski, jo të gjitha bazat kyçe të të dhënave janë të digjitalizuara dhe pikërisht për këtë, dje u mbajt takimi i parë me qëllim që të digjitalizohen regjistrat kryesorë të institucioneve në shtet për qytetarët dhe për bizneset.

,,Sfida e tretë, është pikërisht fillimi i vendosjes së teknologjisë 5G, pasi pa të do të mbetemi në këtë nivel të digjitalizimit, ndërsa 5G do të ketë qarkullim më të gjërë të informacioneve, numër të konsiderueshëm të tyre, shpejtësi më të lartë dhe vetëm në këtë mënyrë do të mundësohet <<interneti i gjërave>>, <<qyteteve të zgjuara>> dhe të ngjashme. Prej nesh varet sa shpejt do të bëjmë disa punë, duhet angazhim serioz dhe mbështetje nga institucionet ndërkombëtare”, tha Mançevski.

,,Ne, aktualisht posedojmë 136 shërbime elektronike të cilat i ofrojmë nëpërmjet Portalit elektronik: uslugi.gov.mk. Kjo është 18 përqind nga të gjitha shërbimet të cilat ekzistojnë në shtetin tonë. Tani po startojmë me projekt të ri, me të cilin janë parashikuar 250 shërbime elektronike shtesë, vetëm nga ai projekt dhe digjitalizimi i regjistrave kryesorë. Jam i bindur dhe optimist se vitin që vjen mund të flasim për 400 - 500 shërbime elektronike”, theksoi ministri Mançevski.

Bojan Kordalov, theksoi se digjitalizimi duhet të shikohet në të gjitha sferat e shoqërisë si proces pozitiv i cili është i orientuar drejt nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

,,Digjitalizimi duhet të na bashkojë të gjithëve, ndërsa kriza e shkatuar nga COVID-19, na e tregoi këtë. Ky është proces i cili nuk duhet të na ndajë ose të merren pikë politike. Çdo ditë vonesë në  implementimin e digjitalizimit më gjërë, do të thotë më pak mundësi për secilin nga qytetarët tanë”, theksoi Kordalov.

Digjitalizimi luan rol të rëndësishëm edhe në luftën me lajmet e rrejshme, konsideron Kordalov duke shtuar se mos-afrimi i digjitalizimit si përfitim i secilit qytetar, gjithashtu lejon hapësirë në përhapjen e dezinformatave dhe teorive konspirative në këtë temë.

Profesoresha e FSHIIK-ut, Sonja Filipovska, konsideron se përfitimet nga teknologjia 5G, mes tjerash do të thonë dhe shërbime më të mira dhe më të shpejta, ndërsa përfshirja, përkatësisht fuqia e rrezatimit është e ngjashme me internetin <<pa tela>>, kështu që është e panevojshme të bëhet panik. Njëkohësisht, potencoi rëndësinë e ngritjes së shkrimeve digjitale, duke vënë në pah se në FSHIIK ekzistojnë programe studiomore në atë drejtim, me qëllim që të inkurajohet digjitalizimi.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form